Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bisedë telefonike Osmani – Eskobar

Shkup, 30 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zhvilloi një bisedë telefonike me Gabriel Eskobar, zëvendësndihmës sekretar shtetëror dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në të cilën u referua bashkëpunimi në kuadër të Dialogut Strategjik, ndërsa diskutuan edhe për situatën aktuale politike në vend.

“Osmani iu referua planit të ri të veprimit i cili është në fazën përfundimtare të miratimit nga Qeveria, me të cilin projektet dhe fushat e dakorduara në kuadër të Dialogut Strategjik do të bëhen pjesë e programit të punës së Qeverisë”, kumtoi pasdite Ministria e Punëve të Jashtme.

Në takim, informojnë nga MPJ-ja, janë diskutuar tema për aktualitetin rajonal, situatën në veri të Kosovës, si një çështje e rëndësishme me ndikim më të gjerë në rajon. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje për aktivitete për deeskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve të patrazuara për sundimin e ligjit.

“Temë e takimit ishte situata aktuale politike në vend, me fokus dosjen evropiane dhe detyrimet e marra për vazhdimin pa probleme të procesit të negociatave duke përmbushur detyrimin për ndryshime kushtetuese në vend. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet dhe ambiciet e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit të ardhshëm të OSBE-së, për të cilën u rikonfirmua mbështetja e SHBA-së për kryesimin e suksesshëm të vendit”; kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss