Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Blinken diskuton me homologun e tij saudit për Gazën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Ferhan, diskutoi çështjet që lidhen me “krizën” në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken dhe Bin Farhan kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës u diskutua përfundimi i “krizës” në Gaza me vendosjen e paqes së përhershme dhe “përpjekjet e vazhdueshme për krijimin e një shteti palestinez në të cilin do të garantohet siguria e Izraelit”.

Të dy zyrtarët u zotuan të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për të rritur ndihmën humanitare për civilët në Gaza.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss