Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Blinken: Stërvitja ushtarake kineze në afërsi të Tajvanit është provokim

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot ka dënuar stërvitjet ushtarake kineze në afërsi të Tajvanit duke i vlerësuar madje si “provokim” dhe “përshkallëzimi të ndjeshëm” të tensioneve.

“Këto provokime paraqesin një përshkallëzim të konsiderueshëm. Mund të shihni se si Pekini kohët e fundit u përpoq të ndryshojë status- kuon rreth Tajvanit… Tani ajo zhvillon veprime të rrezikshme në një nivel të ri”, theksoi Blinken në Pnom Pen, ku po merr pjesë në Samitin e Asociacionit të kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Ai theksoi se nuk ekziston asnjë arsyetim që Pekini të fillojë stërvitje ushtarake në ngushticën e Tajvanit.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë reagim ekstrem ushtarak i cili është joproporcional dhe nxit përshkallëzimin”, tha Blinkeni.

Dje, Kina filloi stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë me aviacion, marinë dhe raketa balistike në gjashtë sektorë detar rreth Tajvanit si përgjigje e vizitës së fundit në ishull të kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-ve, Nensi Pelosi. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.