Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Blumberg: SHBA-ja do të dërgojë mbi 30 tanke “Abrams” në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë si pjesë e ndihmës së re ushtarake me vlerë prej 400 milionë dollarë, njoftoi sot Blumberg, përmes postimeve të shumta në Tuiter.

Më herët sot, një përfaqësues i paidentifikuar i SHBA-së tha për agjencinë Anadolu se presidenti amerikan Xho Bajden do të njoftojë nesër ose në ditët në vijim se SHBA-ja do të dërgojë tanke “M1 Abrams” në Ukrainë.

“Presidenti Bajden do të njoftojë se do të dorëzojë tanket “M1 Abrams” në Ukrainë, tha burimi, duke shtuar se pakoja që do të shpallet mund të përfshijë një njësi tankesh, domethënë një kontingjent prej 30 deri në 50 tanke.

Ky hap i administratës në Uashington vjen pasi Gjermania hezitoi të dorëzojë tanke “Leopard” në Ukrainë, pas së cilës sot mori një vendim pozitiv.

Duke folur me gazetarët gjatë ditës, zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni ishte i gatshëm të furnizonte Ukrainën me tanke si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike me Gjermaninë.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të furnizojnë Ukrainën me tanke “M1 Abrams” në këmbim që Gjermania t’i japë Ukrainës dhe Polonisë tanke “Leopard” nga inventari i saj dhe të pajtohet me marrëveshjen e vendeve të tjera për t’i ofruar Ukrainës tanke të prodhimit gjerman.

Administrata amerikane ka argumentuar se nuk është e përshtatshme t’i ofrohen Ukrainës tanket Abrams në këtë fazë, duke përmendur koston e lartë të mirëmbajtjes dhe trajnimit.

Megjithatë, zyrtarët që folën për mediat amerikane sugjeruan se qëndrimi i Uashingtonit kishte ndryshuar gjatë një telefonate të 17 janarit midis Bajdenit dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc, raportoi Anadolia.

Tanku Abrams është në përdorim që nga viti 1980 dhe që atëherë janë prodhuar rreth 10,700 në versione të ndryshme.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Në pakon e parë, në Ukrainë do të dërgohen 14 “Leopard 2” nga rezervat ushtarake gjermane dhe Berlini do të sigurojë logjistikë dhe municione. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss