Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bolluarte e emëroi Alberto Otarolan për kryeministër, protestat vazhdojnë

Presidentja e Perusë, Dina Bolluarte sot e informoi kombin për ndryshimet në Qeveri, por protestat në vend nuk u ndalën. Bolluarte vendosi që ta emërojë avokatin Alberto Otarolan për kryeministër të ri. Qeveria ka edhe ministrat të rinj të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, ndërsa gjysma nga kabineti 18-anëtarësh do të jenë gra.

Këto ndryshime, megjithatë nuk i kanë prekur ata të cilët shkaktojnë zemërim më të madh te demonstruesit, ministrin e Ekonomisë, Aleks Kontreras dhe ministrin e Energjetikës dhe Minierave, Oskar Vera. Të dy mbeten në pozitat e tyre.

Protestat në vend shpërthyen më 7 dhjetor pas rrëzimit dhe arresitmit të presidentit të atëhershëm të majtë, Pedro Kastiljo dhe tentimit për shpërndarjen e Kongresit, që konsiderohej si grusht shtet.

Në protestat dyjavore të dhunshme jetën e kanë humbur 21 persona, ndërsa qindra janë lënduar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss