Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bombardimet ruse, 15 civilë të vrarë në Kharkiv

Të paktën 15 civilë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë ruse në rajonin më të madh të Kharkiv, sipas guvernatorit rajonal Olekh Sinegubov.

“Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe gjashtëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur. Këto janë pasojat e tmerrshme të bombardimeve ruse në mesditë në rajonin e Kharkiv”, shkroi Sinegubov në një postim në Telegram.

Siç shpjegoi ai, gjashtë persona u vranë në qytetin e Kharkivit dhe rrethinat e tij, gjashtë të tjerë në Chuhuif dhe tre në Zolotsif.

Pas disa javësh, bombardimet ruse janë intensifikuar ditët e fundit në rajon.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.