Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bora mbulon Rugovën, mungon energjia elektrike

Rugova e Pejës gjatë ditës së sotme është mbuluar nga bora. Në Bogë, janë krijuar kushtet  për skijim.

Komplekset alpike private atje, janë gati për vizitorët që kanë filluar prenotimet.

Bashkë me borën kanë ardhur edhe frekuentuesit dhe skiatorët nga shumë anë të Kosovës. Ajo që ka ikur sot, është energjia elektrike.

Profesori veteran i Eduaktës Fizike Ylber Rudi – udhëheqës i Shtëpisë Alpike ‘Rudi’ në Bogë të Rugovës, në një deklarim për ‘RADIO 1’, thotë se sipërmarësit atje po përballen me kushte të rënda për të ofruar shërbime për klient, mirëpo po ja dalin fal vet ndërmarrësisë.

“Energjia elektrike që mungon edhe sot, është kthyer në dukuri, si dhe infrastruktura rrugore e rënduar dhe e amortizuar kërkon ndërhyrje. Këtu pra jemi gati dhe ka fillu interesimi qytetarë, prenotimet, rezervimet dhe frekuentorët kanë ardhur bashkë me borën, që sot e kemi deri në 20 centimetra, mirëpo ajo që ka ikur është energjia elektrike dhe ne vetfurnizohemi me agregat. Pra duhet dora e shtetit në disa punë. Rugova kërkon investim në mënyrë që paraja e Kosovës të mbetet në Kosovë.”-tha Rudi.

Tutje profesor Rudi ka shtuar se edhe investimet në turizëm në këtë pjesë, duhet të ndodhin në bashkëpunim të ekspertëve shtetëror me komunitetin.

E kam thënë shumë herë, për të pasur investime me bazë në Rugovë, të cilat do ti gëzon turizmi vendor, ato duhet të ndodhin në vlerësim të ekspertëve shtetëror me komunitetin e këtushëm. Nga kjo ne fitojmë investime me bazë, të duhura.”-shtoi Rudi.

Në fund Rudi i ka bërë thirrje KEDS-it por edhe Qeverisë që të ndërhyjë tek KEDS, për të stabilizuar furnizimin me energji për Rugovën, si zonë fitmiprurëse turistike për shtetin.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss