Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Borrell takim me Vuçiç dhe Kurtin; në fokus propozimi franko-gjerman dhe Asosacioni

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në margjinat e samitit të Foriumit të Paqes në Paris, ku Kurti po merr pjesë. Pas kryeministrit të Kosovës, Borrell do të pres dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç .

Takimi i Borrell me dy liderët u lajmërua dje nga zëdhënësi i BE, Peter Stano i cili tha se qëllimi i tij është asistimi nga BE për të ndihmuar të dyja palët që të ulin tensionet dhe të arrijnë përparim në dialogun e lehtësuar nga ajo.

Një tjetër temë e diskutimeve pritet të ketë qenë edhe propozimi franko-gjerman që tashmë është pranuar nga Kosova si opsion i mirë.

Kjo e fundit ka parë si pengesë të këtij propozimi krijimin e Asiosacionit gjë të cilën BE dhe Shtetet e Bashkuara ia kanë kërkuar prerë Prishtinës, se tema e Asosacionit duhet të jetë mbi tryezë.

Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë me herët se propozimi ka pika të pa pranueshme dhe ditën e djeshme nga Parisi deklaroi se Asosacioni duhet të jetë temë jashtë propozimit franko-gjerman.

Duke aluduar kështu në marrjen e më shumë kompetencave nga serbët e Kosovës si pjesë e Asosacionit.

Qartësim mbi temën e diskutimeve të Borrell me Kurtin dhe Vuçiç pritet të ketë pas takimit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.