Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bota drejt krizës së miellit, Rusia vazhdon të godasë magazinat në Ukrainë

Pamje të marra së fundmi nga sateliti tregojnë sesi Rusia po sulmon magazinat ku Ukraina ruan sasi të mëdha prodhimesh bujqësore në jug të vendit. Sulmet kanë ndodhur në portin jugor të Detit të Zi, Mykolaiv, qendra kryesore për eksportet e grurit. Imazhet para dhe pas janë bërë më 31 maj dhe 7 qershor.

Kujtojmë se Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Ajo operon me dhjetëra terminale eksporti përgjatë bregdetit.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po krijon kushtet për një zie buke globale duke mbyllur portet e Detit të Zi. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi dje bisedime me homologun e tij turk, në Ankara për krizën.

Lavrov tha se barra i takon Kievit për të zgjidhur problemin e dërgesave duke çminuar portet. Moska fajëson gjithashtu sanksionet perëndimore për rënien e eksporteve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.