Shkup, 9 qershor – Norma e rritjes së bruto produktit vendor (BPV) në tremujorin e parë të vitit 2022 është 2,4 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, rritje është shënuar në sektorët: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objekte për akomodim dhe shërbimi ushqimor me 11.2 për qind, Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike; Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse prej 5.9 për qind dhe Minierave dhe guroreve; Industria prodhuese; Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar; Furnizim me ujë; aktivitetet e largimit të ujërave të zeza, menaxhimit të mbetjeve dhe rehabilitimit të mjedisit prej 2.2 për qind.
Konsumi final i familjeve, përfshirë institucionet jofitimprurëse në shërbim të familjeve, në tremujorin e parë të vitit 2022, u rrit për 12.2 për qind në terma nominalë, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto ishte 66.1 për qind.
Në të njëjtën periudhë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën për 18.6 për qind në shumë nominalë, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën për 33.5 për qind në shumë nominalë