Kosova është duke u përballur me ngritje të çmimeve.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi”.
Ai këtë reagim e ka bërë në profilin e saj në ‘Facebook’.
Spahiu ka shkruar se kartëmonedha 5 euro duhet të hiqet nga tregu.
“Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma”, ka shkruar aktori kosovar.
Kujtojmë se ditën e djeshme është rritur përsëri çmimi i naftës dhe i benzinës.
Tani një litër naftë kushton 1.82, ndërsa një litër benzinë kushton 1,84, kurse edhe çmimet e gjërave të tjera esenciale si vaji, mielli, buka, e shumë të tjera kanë shënuar rritje kohëve të fundit.
