Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Buxheti i vitit 2023/ Grubi zbulon disa nga projektet për komunat shqiptare

Shkup, 3 nëntor – Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur disa nga projektet të cilat parashihen të realizohen me buxhetin e vitit 2023.

Ndryshe, Qeveria në seancën e 98 me rradhë miratoi Propozim buxhetin për vitin 2023.

Po çfarë më saktë do të realizohet me mjetet e buxhetit për vitin e ardhshëm?

Buxheti për vitin 2023, mes tjerash, parasheh:

👉🏻250 milionë euro për Korridorin 8 dhe 10-D;
👉🏻187 milionë euro për autostradën Shkup – Bllacë;
👉🏻3.5 milionë euro për ta përfunduar Ujësjellësin në komunën e Likovës;
👉🏻Mjete për projektim të Pallatit të Kulturës në Saraj;
👉🏻Mjete për shkollën në Rashçe në Saraj të parapara në programin e Ministrisë së Arsimit;
👉🏻60 milionë denarë për përfundimin e Spitalit të Kërçovës;
👉🏻Mjete për pishinën dhe sallën sportive “Partizan” në Çair të parapara në programin e Agjencionit për Rini dhe Sport;
👉🏻145 milionë denarë për Bibliotekën dhe Teatrin në Tetovë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.