Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bytyqi: Derisa të zgjidhet një operator ekonomik, BEG duhet të furnizojë energji termike

Shkup, 24 shtator – Derisa të zgjidhet operatori i ri ekonomik, BEG duhet të shpërndajë energji termike tek qytetarët, deklaroi  sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me fillimin e sezonit ngrohës në kryeqytet.

Sipas ligjit, siç theksoi, BEG duhet të ketë edhe rezerva gazi dhe lëndë të tjera të para për të siguruar energji termike.

Në lidhje me ngrohtoret Lindje dhe Perëndim, të cilat janë në pronësi të “Adora Inzhenering”, sipas të cilave dhënia me qira si opsion pa një qëllim të qartë për blerjen dhe shitjen e ngrohtoreve nuk është e pranueshme, zëvendëskryeministri me qëndrimin se  proceset duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe se qiraja është një mjet legjitim.

“Këmbëngulja e njërës palë për ndryshimin e pronësisë është legjitime, por do të përmbyllet sipas ligjeve. Qiraja është një mjet legjitim nëpërmjet të cilit do të përdoren ngrohtoret Lindje dhe Perëndim dhe do të jepet energji termike dhe ndërkohë ka një periudhë të mjaftueshme kohore për të respektuar të gjitha procedurat ligjore nëse do të përfundojë blerja e pronësisë” , tha Bytyqi.

Serioziteti i Qeverisë për të mos i lënë qytetarët e Shkupit pa ngrohje termike, sipas Bytyqit, shihet në faktin se pasi qyteti i Shkupit nuk e mori përsipër ngrohjen, Qeveria ndërhyri duke themeluar tri ndërmarrje.

” Fatkeqësisht, për shkak se Qyteti i Shkupit nuk e merr përsipër ngrohjen, Qeveria ndërhyri duke themeluar tre kompani. Nëse ky nuk është tregues i mjaftueshëm i seriozitetit të Qeverisë, nuk e di se çfarë duhet të jetë. Në këtë moment rrjeti shpërndarës i është dorëzuar EMV-së, tha Bytyqi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.