Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Bytyqi në Venecia: Në periudhën pas kovid nevojitet kapitalizim i tërë potencialit të ekonomive europiane

Venecie, 9 qershor – Periudha pas kovid e tregoi nevojën nga kapitalizimi i tërë potencialit të ekonomive të vendeve evropiane, deklaroi sot zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të burimeve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, i cili është i shoqëruar nga ministri i Diasporës Xhemail Çupi, konsulli i përgjithshëm i vendit në Venecie, Stojan Vitanov dhe kryetari i Odës Itali-Maqedonia e Veriut “Apo Norders”, Munir Shemshi, realizoi takime me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të qytetit Venecie dhe rajonit Veneto.

Në takimet, të cilat janë pjesë e vizitës dyditore të punës të delegacionit qeveritar në Itali me qëllim të promovimit të Odës së parë ekonomike Maqedonia e Veriut-Itali, “Api Nordest”, Bytyqi shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i jashtëzakonshëm ekonomik dhe kulturor me Italinë, e cila u përsërit edhe kohë më parë gjatë festimit të ditës së Republikës italiane në vendin tonë.

Në takim me prefektin e Venecies, Vitorio Zapalorto, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se ky është delegacioni i parë ekonomik pas një kohe të gjatë në Venecie, duke potencuar se Italia është një prej dhjetë vendeve të para me të cilat Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim intensiv tregtar.

Duke dëshiruar mirëseardhje të përzemërt për mysafirët e lartë nga Maqedonia e Veriut me të cilët bisedoi për bashkëpunimin e ardhshëm rajonal dhe zhvillimin ekonomik midis dy vendeve të cilat kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira, Zapalorto shprehu kënaqësi nga mundësia e shprehur që të jetë nikoqir i tyre.

Në kuadër të vizitës në Itali, delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga zëvendëskryeministri Bytyqi u takua edhe me Eliza de Berti, zëvendëskryetare e rajonit Veneto.

Përfaqësuesit e delegacionit qeveritar theksuan se vetëm në rajonin e Venetos jetojnë dhe punojnë 25.000 qytetarë tanë dhe shfaqën shpresë se një pjesë e kësaj bashkësie të biznesit në të ardhmen do të gjejë interes për investime dhe bashkëpunim me vendin amë.

Në takim, është shprehur bashkëpunimi i vazhdueshëm i shkëlqyer midis Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’rast nga ana e dy delegacioneve është nënvizuar se dëshmia më e mirë për këtë është ajo që kompanitë italiane janë ndër pesë investitorët e parë në vendin tonë.

Ministri i Diasporës, Çupi thekoi se Qeveria është e përkushtuar në hartimin e diasporës tonë, duke e përfshirë diasporën ekonomike dhe akademike, me qëllim të rindërtimit dhe përforcimit të lidhjeve tona dhe sigurimin e zhvillimit më të mirë ekonomik për qytetarët.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.