Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Cai: Stërvitjet ushtarake kineze janë të papërgjegjshme

Presidentja e Tajvanit Cai Ing-ven deklaroi mbrëmë se stërvitjet ushtarake kineze janë “të papërgjegjshme jo vetëm ndaj Tajvanit, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

Në një videofjalim ajo theksoi se Tajvani nuk do të ndikojë në përshkallëzimin shtesë të tensioneve me Kinën, por theksoi se do të mbrojë sovranitetin e saj.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi dje se Kina ka lansuar ​​11 raketa balistike “Dongfeng” në ujërat pranë bregut verior, jugor dhe lindor të ishullit.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Tajvanit dje tha se Kina po kërcënon sigurinë e Tajvanit dhe ju bëri thirrje vendeve ta mbështesin ishullin “dhe së bashku ta mbrojnë lirinë dhe demokracinë”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.