Ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Lorik Cana ka vizituar klubin e vendlindjes KF Vëllaznimin.
Për vizitën e legjendës së futbollit shqiptar e ka bërë të ditur vetë klubi, shkruan Arbresh.info.
“Kryesia e KF Vëllaznimit, ka pritur sot në takim legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Sot na ka nderuar legjenda e gjallë e sportit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Vizita e tij, na jep motiv dhe kurajo për të punuar në avancimin e sportit tonë, ndërsa këshillat e Lorikut dhe mbështetja e tij do të jenë vlerë e shtuar për ne”, thuhet në njoftim.