Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Çarlls zyrtarisht shpallet mbret i Australisë dhe Zelandës së Re

Mbreti Çarllsi i Tretë sot zyrtarisht ishte emëruar monark i Australisë dhe Zelandës së Re, në ceremonitë që u mbajtën në dy vendet me rastin e uljes së tij në fron.

Guvernatori i përgjithshëm australian, Dejvid Harlli në Kanberë e shpalli princin Çarlls mbret australian Çarllsi i Tretë.

Presidentja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern e përshëndeti Çarllsin në ceremoninë e ngjashme në Uelington, duke thënë se ai e do Zelandën e Re dhe vazhdimisht e dëshmon kujdesin e tij të thellë për kombin.

Që të dyja ceremonitë ishin formalitet i pastër.

Australia dhe Zelanda e Re janë ish-koloni britanike, të cilat janë të pavarura me dekada, por e ruajtën monarkun si shef të shtetit.

Kryeministri australian, Entoni Albaneze, i cili së shpejti do të udhëtojë për Londër që të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës Elizabeta e Dytë, deklaroi se më 22 shtator në Australi do të jetë festë shtetërore për nder të mbretëreshës së ndjerë.

Elizabeta e Dytë (96), e cila ndërroi jetë më 8 shtator në kështjellën në Skoci, do të varroset më 19 shtator në Londër.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.