Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Celtics merr fitore në udhëtim te Heat, kalon në epërsi në finalen e Konferencës

Boston Celtics ka marrë fitoren e tretë në finalen e Konferencës së Lindjës në NBA.

Kampioni i shumëfishtë amerikan ka triumfuar në palestrën FTX Arena para 19,819 tifozëve me 13 pikë epërsi 80:93.

Jaylen Brown ka qenë më meritori për këtë fitore të Celtics pasi e mbylli takimin me 25 pikë, katër kërcime e një asistim.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jayson Tatum me 22 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime, derisa Al Horford kontribuoi me 16 pikë të tjera.

Tek skuadra vendase qendra Bam Adebayo ishte më efikasi me 18 pikë dhe 10 kërcime.

Për Celtics kjo ishte fitorja e tretë në finale të Konferencës së Lindjes, derisa Heat kanë marrë dy të tjera.

Ndeshja e gjashtë mes Celtics e Heat zhvillohet pas dy ditësh në TD Garden ku vendasit synojnë fitore lër të kaluar finalen e madhe.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.