Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Çështja e dinarit, BQK lëshon në funksion linjën pa pagesë dedikuar komunitetit serb

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshte dhe të kuptueshme, për qytetarët e Republikës së Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55.

BQK njofton se kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.

Përkujtojmë se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:

– Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;
– Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK;
– Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe
– Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-Euro (përfshirë Dinarin).

Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se “qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss