Shkup, 9 mars – Inteligjenca artificiale është sfida më e re me të cilën po përballen jo vetëm të rinjtë por pothuajse çdo person që ka një telefon inteligjent. Softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, po bëhet gjithnjë e më i pranishëm gjatë mësimit dhe veçanërisht për realizimin e detyrave që kanë të rinjtë. Bëhet fjalë për një robot me të cilin mund të shkëmbesh biseda dhe të parashtrosh pyetje të natyrave të ndryshme në mënyrë të shpejtë rekorde merr përgjigjen e saktë. Fusha e njohurive që ofron ky aplikacion është e pakufizuar, ofron pothuajse gjithçka që kërkon, duke filluar nga biografi të personaliteteve të njohura deri te shkrimi i poezive erotike e patriotike. Zgjidhja e detyrave të komplikuara matematikore është fare e lehtë për këtë aplikacion. Ky robot ndryshe po shfrytëzohet edhe nga studentët për shkruarjen e punimeve seminarike ku pastaj futen vetëm detaje tjera. Mes tjerash kemi të bëjmë me një robot që “ofron gjithçka që kërkon”, shumë thjeshtë dhe lehtë mund të identifikohet si “oqean i njohurive” të të gjitha fushave. Që nga ekspertët nuk shihet aspak si kërcënim por vetëm si inovacion normal që duhet të dihet të shfrytëzohet sa më shumë që është e mundur, shkruan Zhurnal.
Sa po përdoret ChatPT në Maqedoninë e Veriut?
Meqë kemi të bëjmë me një gjeneratë që është ekspozuar në masë shumë të madh në teknologji, e kanë shumë të lehtë të njoftohen dhe adaptohen me secilin inovacion që vjen në këtë treg të gjerë.
E fundit që është bërë pjesë e diskutimeve të të gjithë të rinjve është inovacioni teknologjik që po shkund inteligjencat natyrale duke parë se deri ku ka arrit inteligjenca artificiale. Roboti në CHatGPT është shndërruar në derën e kërkimit të informatave të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me interese të ndryshme.
Studentët dhe nxënësit siduket më së mirë dhe më së shumti janë duke e përdorur këtë risi apo ndihmë robotike, për t’i përmbushur obligimet e tyre në mënyrë shumë më të shpejtë por edhe të saktë në të njëjtën kohë pa hamendje.
Edhe mësimdhënësit e Informatikës thonë se është e pamundur të verifikohet se çka është shkruar nga nxënësit apo studentët dhe çka është hartuar nga inteligjenca artificiale.
“Deri më tani studentët përmes internetit mund të merrnin pjesë të informacioneve në Wikipedia ose diku tjetër dhe kjo mund të verifikohej, por ChatGPT-ja, pasi mbledh informacionet, përparësia e tij është se ato informacione i përpunon dhe i ofron në formë rrëfimi. Nëse katër herë ia bëni pyetjen e njëjtë, ai në të gjitha rastet do t’u japë katër tekste të ndryshme që kalojnë dhe filtrat më të sofistikuar për verifikimin e teksteve nëse janë ose jo plagjiaturë”, thotë Branisllav Garazov profesor në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative, për REL.
Ai thekson se përfitimet që ofron inteligjenca artificiale i tejkalon rreziqet që bart më vete ky aplikacion.
“Kjo është sikur të shtrohej pyetja çfarë të keqe sjell kalkulatori kur filloi të përdorej para pesëdhjetë viteve. Ne kemi humbur disa aftësi me përdorimin e kalkulatorit, por njëkohësisht nuk humbasim kohë me njësim, por në disa gjëra që janë më të përparuara” thotë Garazov.
Programi më i ri i inteligjencës artificiale, ChatGPT, thotë profesori Garazov, është vetëm një paralajmërim për kohën që do të vijë ku mjetet e këtilla do të jenë edhe më të pranishme.
Garazov konsideron se sistemi arsimor duhet t’i përshtatet sfidës që sjell inteligjenca artificiale për të mos paraqitur ajo thikë me dy tehe për avancimin e gjeneratave të reja.
“Mbase pyetja duhet të shtrohet në këtë mënyrë, si ta fusim në përdorim këtë program (ChatGPT) në mënyrë që ata të punojnë, hulumtojnë e realizojnë projekte shumë më shumë nga ajo që deri më tani kanë pasur mundësi të punojnë. Nëse ata duhet të shkruajnë një kod, ose punim seminarik nga zeroja, tani këtë mund ta bëjë për ta programi ChatGPT dhe studentët duhet orientuar në hulumtim çështje më të komplikuara për të trajtuar tema të caktuara, pra ta shfrytëzojnë kohën që ua jep inteligjenca artificiale dhe jo të bëhen dembelë”, vlerëson Garazov.
Çfarë në të vërtetë është inteligjenca artificiale?
Inteligjenca Artificiale (IA) është një metodë për të bërë një kompjuter, një robot të kontrolluar nga kompjuteri ose një softuer të mendojë në mënyrë inteligjente si mendja e njeriut. IA realizohet duke studiuar modelet e trurit të njeriut dhe duke analizuar procesin njohës. Rezultati i këtyre studimeve zhvillon softuer dhe sisteme inteligjente Inteligjencën.
Nocioni “inteligjencë artificiale” është shpikur në vitin 1956. Në atë kohë ajo ka qenë e dobishme vetëm për zgjidhjen e problemeve të thjeshta. Në ditët e sotme, fusha e saj e veprimit është zhvilluar dukshëm.
Purely Reaktive janë makina që nuk kanë memorie apo të dhëna për të punuar, të specializuara vetëm në një fushë pune. Për shembull, në një lojë shahu, makina vëzhgon lëvizjet dhe merr vendimin më të mirë të mundshëm për të fituar.
Mkinat me memorie të kufizuar mbledhin të dhëna të mëparshme dhe vazhdojnë t’i shtojnë ato në kujtesën e tyre. Ata kanë memorie ose përvojë për të marrë vendime të duhura, por kujtesa është minimale. Për shembull, kjo makinë mund të sugjerojë një restorant bazuar në të dhënat e vendndodhjes që janë mbledhur. Makinat e vetëdijshme janë gjenerata e ardhshme e këtyre teknologjive të reja. Ata do të jenë inteligjentë, të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm. /Zhurnal.mk