Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Çfarë është produkti i ri në Twitter i quajtur ‘X’, i paralajmëruar nga Elon Musk?

Aspiratat e Elon Musk për Twitter përfshijnë një produkt të ri misterioz të quajtur “X”.

Sipas Business Insider, produkti “X” pritet të lansohet në vitin 2023 dhe do të sillte 9 milionë përdorues brenda vitit të parë.

Madje, Musk parashikon që 104 milionë përdorues do të abonoheshin për produktin deri në vitin 2028.

Kjo është një nga disa ide të përshkruara në planin e madh të miliarderit për të pesëfishuar të ardhurat e Twitter dhe për të katërfishuar madhësinë e bazës së përdoruesve të tij.

Sidoqoftë, ende nuk janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me veçorinë sekrete.

Ndryshe, CEO i Tesla ka përmendur një sërë ndryshimesh që ai planifikon të bëjë në aplikacionin e mediave sociale, pas blerjes së platformës për 44 miliardë dollarë.

Midis tyre janë një buton redaktimi dhe një version pa reklama i Twitter.

Megjithatë, Musk nuk i është përgjigjur një kërkese të BI për koment rreth produktit “X” dhe çfarë mund të sjellë ai.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.