Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Çfarë po ndodhë në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim”? Të punësuarit po torturohen nga drejtor i ri?

Shkup, 16 shtator – Sindikata e Punëtorëve të Hotelerisë, Turizmit, Ekonomisë Komunale-Banesore, Zejtarisë dhe Shoqërive Mbrojtëse pranë LSM-së, akuzon se po ushtrohet presion dhe torturë ndaj të punësuarve në “Ujësjellës dhe Kanalizime” nga ana e u.d drejtorit të sapoemëruar.

“Të punësuarit në NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, që nga ora 07 e mëngjesit të sotëm po përballen me tortura nga ana e udhëheqjes së re të ndërmarrjes publike. Më shumë se 1/3 e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në ndërmarrje janë të prekur nga humbja e vendeve të punës dhe të emëruar në mënyrë të paligjshme në detyra të tjera pune me Detyra pa të drejtë kundërshtimi dhe pa të drejtë ankese që është në kundërshtim edhe me Ligj edhe me marrëveshjen kolektive dhe me Kushtetutën e shtetit”, thuhet në kumtesën e SUTKOZ-it.

Veprimet e tilla, sipas sindikatës, janë shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve për dallim, siç theksojnë, nga periudha kur drejtorë ishin Dushko Veskovski dhe Zllatko Perinski, kur ishte respektuar marrëveshja kolektive.

“Raporti i këtillë i u.d. drejtorit të ri mund të çojë në kolaps të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Shkup, për faktin se punëtorët e kualifikuar dërgohen që të kryejnë detyra të tjera, ndërsa një pjesë e tyre i humbasin edhe vendet e tyre të punës”, thonë nga SUTKOZ-i.

Sindikata dje kërkoi nga kryetarja e Qytetit të Shkupit që ta rishqyrtojë vendimin e u.d. drejtor i ri i “Ujësjellësit Kanalizimit” për ndërprerjen e marrëveshjeve për punësim të mbi 100 të punësuarve dhe për rishpërndarjen e një pjese të të punësuarve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.