Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Chelsea i ofron rinovimin portierit, Mendy ofendohet dhe refuzon

Drejtuesit e Chelsea-t kërkojnë të rinovojnë kontratën e portierit Edouard Mendy, teksa kontrata aktuale e senegalezit përfundon në vitin 2025.

Mirëpo, tentativa e parë e klubit për një kontratë të re gjashtëvjeçare nuk shkoi sipas pritshmërive me Mendyn që refuzoi ofertën pasi u ndje i ofenduar nga fakti që drejtuesit nuk i kishin rritur pagën sezonale.

Aktualisht, 30-vjeçari përfiton 100.000 paund në javë, ndërsa për të rinovuar pretendon të paktën dyfishin për të qenë në një nivel me portierin tjetër të londinezëve, Kepa Arrizabalaga.

Mendy që u transferua te Chelsea në vitin 2020 nga Rennes për shifrën e 22 milionë eurove, këtë sezon e nisi si titullar, por në vijim Kepa ia mori vendin dhe tashmë me refuzimin e kontratës së re, te Chelsea mund të mendojnë edhe ta largojnë nga skuadra. Aktualisht për Mendy ka interes dhe në merkaton e ardhshme mund të mbërrijnë oferta nga Milan, Nice dhe Monaco.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss