Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Çitaku: Në raport me Serbinë nuk duam që Kurti të dështojë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ani pse partia e saj nuk pajtohet pothuajse asgjë me kryeministrin Albin Kurti, ata, nuk duan që ai të dështojë në raport me Serbinë.

Sipas saj përveç komunikimit të nevojshëm midis Qeverisë dhe opozitës, nevojitet edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë. “Pa aleat e pa miq është e vështirë”, ka thënë ajo.

“Kosova është atdheu ynë i përbashkët. E Kosova sot po kalon ditët më të rënda që nga shpallja e pavarësisë. Me Albin Kurtin nuk pajtohemi pothuajse për asgjë. Madje nuk pajtohemi as me menaxhimin e situatës këto ditët e fundit. Megjithatë, për ne, si parti politike shtetndërtuese, Kosova vjen para kalkulimeve të ngushta elektorale. Në raport me Serbinë, ne nuk duam që kryeministri i Kosovës të dështojë”, ka shkruar ajo në rrjetin social ‘Facebook’.

Çitaku po ashtu ka thënë se ‘ne duam që me kryeministrin Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera’.

Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, Vlora Çitaku tha se “ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozitës”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.