Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Çitaku: Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “Qeveria Kurti nuk e ka as një meritë për marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Madje, sipas saj Qeveria aktuale veç çka e ka devijuar procesin.

“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten.

Ajo ka shtuar se “nikoqirët e ceremonisë janë vu në siklet”.

“Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë”, ka thënë Çitaku. “Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”.

Kosova e ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 236 milionë eurosh për transformimin e sektorit të energjisë, prej tyre 202 milionë do të jenë financim i MCC.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.