Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Cristiano Ronaldo u godit me grusht nga ish-bashkëlojtari i tij në miqësoren e ‘çmendur’ ndaj PSG-së

Debutimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite të enjten mbrëma ishte i paharrueshëm për një sërë arsyesh.

Jo vetëm që e gjeti rrjetën dy herë, por portugezi mori një ‘dhuratë’ të padëshiruar nga një nga ish-shokët e tij të skuadrës.

Me afrimin e pjesës së parë të miqësores me PSG-në, superylli portugez u godit me grusht nga portieri Keylor Navas.

E gjitha erdhi gjatë një dueli ajror i minutës së 32-të ku një kontakt mjaftoi për t’i dhënë një penallti vendësve dhe Ronaldo shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Kjo goditje e la Ronaldon me sy të mavijosur ndërsa Navas u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Ndryshe, ndeshja mes yjeve të Al Nassr dhe Al Hilal kundër PSG-së përfundoi me fitoren 5-4 të francezëve.

Ronaldo shënoi dy gola, ndërsa te PGS nga një herë shënuan Messi dhe Mbappe.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss