Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Dancing With The Stars”, cili është konkurrenti i radhës që la garën?

“Dancing With The Stars” është kthyer tashmë në një nga programet më interesantë të të premteve, që prodhon jo vetëm spektakël, por edhe shumë debate e diskutime, e sigurisht në fund edhe eliminime.

Pjesë e këtij spektakli kërcimi janë bërë disa personazhë VIP, të cilët tashmë duket se tashmë po përjetojnë ‘ethe’ çdo të premte, pasi rrethi sa vjen e ngushtohet dhe kanë mbetur edhe shumë pak konkurrentë në garë.

Mbrëmjen e kaluar, ata sollën performanca shumë të veçanta, duke marrë jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe vlerësime të larta edhe nga juria e këtij spektakli. Por, pas të gjithë performancave, sipas rregullit të spektaklit, duhet të kishte edhe një të larguar.

Në fund, mes çifteve Deborah & Niko dhe Julka & Silvester, publiku dhe juria vendosi që të përfundojë rrugëtimin sportistja e njohur, Deborah Keçi.

Pas eliminimit të saj nga gara, Deborah tha: Nuk e kam menduar asnjëherë që do të kërceja në skenë të tillë, aq më tepër që do të vija në javën e shtatë. Faleminderit jurisë, konkurrentëve, Nikos, ju dua shumë”

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.