E martuar tashmë prej 6 vites, Elita Demiri është modele me profesion por jeton dhe vepron në Australi. Nga martesa me Dritan Qorraj, Elita ka një djal i cili tashmë ka fituar tiparet e nënës dhe babait dhe është një vogëlush tipik i bukur shqiptar.
Elita gjatë karierës së saj si modele ka qenë imazh mbrojtës për shumë kompani të njohura botërore, duke u bë kështu një nga shqiptarët e vetme me sukses në karierë në kontinentin australian e jo vetëm.

Dasma e saj me Dritonin u komentua nga shumë media pasiqë u realizua në një ceremoni shumë të bukur në Bali.
Krahas modelingut ajo ka përfaqësuar Australinë dhe në spektakle të rëndësishme bukurie nëpër botë.
E tash, kur ajo ka bërë 6 vite në martesë, ka festuar në një darkë luksoze vetëm me bashkëshortin e saj.
