Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Debat për politika rinore: Të kthehet besimi i të rinjve në institucione

Shkup, 2 nëntor – Të rinjtë janë forcë lëvizëse e shoqërisë. Gjatë dekadave të fundit përballemi me procesin e migrimit të të rinjve dhe me këtë pamundësohet që t’i kemi ata të cilët do të kontribuojnë për ndryshimet më progresive në shtet. Është e nevojshme që të bashkohemi të gjithë bashkë dhe me qasje të përbashkët t’i mbajmë të rinjtë dhe ta kthejmë besimin në institucione.

Këto ishin konkluzionet kryesore nga panel diskutimi i sotëm në temë: “Politika rinore – nevoja, mundësi dhe sfida” i organizuar nga zëvendëskryetarja e Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se gjatë dy dekadave të fundit përballemi me procesin e migrimit të të rinjve nga shteti. Ata zgjedhin më shumë që rrugën e tyre jetësore dhe profesionale ta ndërtojnë jashtë atdheut të tyre, në vend që të gjithë potencialin e tyre ta shfrytëzojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Unë jam seriozisht e shqetësuar për situatat e tilla, duke pasur parasysh se aktivitetet që deri më tani i kishim tregojnë se ai proces nuk ka tendencë që të ulet”, tha Gërkovska në fjalimin e saj në diskutim.

Ajo theksoi se si Qeveri nuk do të heqin dorë nga qëllimi që t’i përmirësojnë situatat në shtet deri në shkallën që një numër i madh i të rinjve do të vendosin të mbesin këtu dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Prioritet i Qeverisë për momentin por edhe gjatë vitit të ardhshëm, siç potencoi, do të jetë që përmes përforcimit të institucioneve të jenë profesional, efikas, përgjegjës, llogaridhënës dhe transparent, të kthehet besimi te të rinjtë.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, sa më shumë që u lëmë hapësirë dhe i përforcojmë pozicionet e të rinjve sot, aq më e mirë do të jetë e ardhmja e tyre nesër.

“Ne të rinjtë i shohim si investim dhe resurs në shoqëri moderne, jo si problem. Agjencia për Rini dhe Sport si institucion kompetent për të rinj, u kushton rëndësi të madhe dhe prioritet të vazhdueshëm të rinjve që të jenë të përfshirë në procesin e marrjes të vendimeve, por edhe në çdo linjë në mënyrë aktive të marrin pjesë, jo vetëm në krijimin e politikave të cilat dalin në kuadër të Agjencisë, por të jenë të lirë në atë që e bëjnë”, tha Mojsoski në panel diskutim.

Ai informoi se Agjencia për Rini dhe Sport në partneritet me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, të Misionit të OSBE-së në Shkup punojnë në krijimin e Strategjisë së re për të rinj, përmes të cilës do të definohen prioritetet e të rinjve.

Pret që deri në fund të vitit të jetë gati versioni fillestar i Strategjisë me Planin e Veprimit për vitin 2023.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Grigorjan në panel diskutimin tha se Strategjia Nacionale për Rini është investim për të ardhmen e të rinjve.

“UNDP globalisht, në rajon por edhe në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë të japë mbështetje për organizatat e të rinjve, sepse është e nevojshme që të inkurajohen të rinjtë që ta zgjedhin më të mirën për të ardhmen e tyre dhe të bëhen më gjithëpërfshirës në shoqëri”, shtoi Grigorjan.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.