Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Debat publik për Propozim-ligjin për infrastrukturën kritike

Shkup, 21 dhjetor – Debat publik për Propozim-ligjin për infrastrukturën kritike do të mbahet sot në Klubin e deputetëve në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Debatin publik do ta hapë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ndërsa do të marrin pjesë prof.dr Marjan Gjurovski, kryetar i Komitetit të projektit MKD NATO 2030, profesorët universitar Aleksandra Deanovska Trendafilova, Vesna Popovska dhe Gorgi Alçevski, Robert Mikac nga Kroacia, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe institucione tjera të sigurisë në vend.

Gjatë debatit publik do të prezantohet propozim – ligji për infrastrukturën kritike, qëllimi i të cilit është ndërtimi i një strategjie efektive për mbrojtjen e infrastrukturës kritike si prioritet kryesor kombëtar. Në propozim-ligjin ofrohet një zgjidhje që përcakton infrastrukturën kombëtare si infrastrukturë thelbësore për ruajtjen e funksioneve shoqërore vitale, shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike apo sociale të njerëzve dhe mjedisit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss