Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Debat “Si të arrihet në një standard më të mirë të të rinjve në vitin 2023?”

Shkup, 21 dhjetor – Instituti për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IMMPE) dhe Fondacioni “Fridrih Nauman” sot në “Dhomën Publike” do të mbajnë ngjarje publike me temën “Si të arrihet në një standard më të mirë të rinjve në vitin 2023?”. Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Klubin për Politika Rinore pranë Kuvendit në të cilin anëtarë janë deputetë dhe deputete nga të gjitha partitë politike të moshës deri në 35 vjeç.

“Qëllimi i ngjarjes është rrjetëzimi më i madh i organizatave të ndryshme civile që përfaqësojnë dhe punojnë me të rinjtë dhe Klubin Parlamentar për Politika Rinore, gjegjësisht përcaktimin dhe ndërmarrjen e aktiviteteve dhe hapave konkretë me qëllim të punës, masave dhe aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2023. Presim që kjo qasje ta përforcojë rolin e të rinjve në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet e pushtetit, ndërsa kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në uljen e përqindjes së të rinjve që duan të largohen nga vendi”, theksuan nga IMMPE.

Shtojnë se, në të njëjtën kohë, ideja e kësaj ngjarje është që të diskutohen hapur për të gjitha aspektet, gjegjësisht sfidat dhe problemet lidhur me standardin e të rinjve, veçanërisht duke ofruar zgjidhje konkrete që janë të mundshme vetëm përmes ndërtimit të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve, sektorit civil dhe të gjithë aktorëve të tjerë shoqërorë.

Pas kësaj ngjarje konsultative, pritet të dalë një Dokument me rekomandime dhe propozime konkrete për veprimin e ardhshëm të Klubit për Politika Rinore në Kuvend.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss