Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dëbora paralizon qarkun e Dibrës, situata parashikohet të rëndohet më tej në mbrëmje

Ashtu siç ishte parashikuar reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Kjo ka bërë që në fshatrat e thella të njësive administrative të Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës e Sllovës në Bashkinë Dibër të ketë probleme me lëvizjen e automjeteve. Situatë e tillë është edhe në fshatrat e Ostrenit e Trebishtit, si dhe Tërnovë e Madhe në Bulqizë.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për “BalkanWeb”  se për banorët problem vijon të mbetet energjia elektrike e cila ka ndërprerje të shpeshta. Ndërkohë OSHEE njofton se këto ndërprerje vijnë si pasojë e ngarkesës në rrjet ku i është shtuar edhe prodhimi maksimal i HEC-eve të vogla.

Situata pritet të rëndohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat pritet të zbresin deri në -5 gradë celsius dhe të ketë dëborë deri në 600 metra mbi nivelin e detit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss