Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Delegacion biznesi nga Sllovenia për vizitë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Shkup, 21 shtator – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sot ishte nikoqire e delegacionit të biznesit nga Republika e Sllovenisë. Gjatë zhvillimit të takimit, ministri Azir Aliu theksoi projektet dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Maqedonisë së Veriut në sferën e digjitalizimit, teknologjisë informatike, administratës dhe mediave, njoftuan nga MSHIA.

“Ne, si dy shtete veçmë po bashkëpunojmë në lloje të ndryshme të projekteve në sferat me interes. Më vjen mirë që jam nikoqir i delegacioninit të përbërë nga biznesmenë dhe ekspertë të IT-së, të cilët prezantuan potencialin e Republikës së Sllovenisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me MSHIA-në dhe institucionet e tjera shtetërore. Si ministri, jemi duke implementuar procese dhe strategji që tani më i ka implemetntuar Sllovenia”, theksoi ministri Aliu.

Sipas Otmar Zorn – Përfaqësues i delegacionit të Sllovenisë, është shprehur interesim serioz për të bashkëpunuar me institucionet dhe me kompanitë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në kontekst të shkëmbimit të zgjidhjeve të TI-së, digjitalizimit, përmirësimit të kapaciteteve administrative dhe mbështetjes së projekteve të ndërlidhura me mediat.

Siç njoftojnë nga MSHIA, delegacionin nga Sllovenia e përfaqësonin biznesmenë nga kompanitë: Sfera IT, A-soft company, Actual IT, Interexport dhe CargoX. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, me të cilën ekzistojnë potenciale serioze për shkëmbimin e njohurive dhe zgjidhjeve të IT-së, si dhe bashkëpunimit në projekte të ndryshme.

“Me delegacionin slloven, ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Sportit – Jernej Picalo, i cili ndau përvojën e tij në sferën e digjitalizimit dhe administratës publike dhe mbi të gjitha strategjitë për edukimin e popullsisë për epokën digjitale”, shkruan në komunikatë.

Pas këtij takimi, delegacioni i Sllovenisë kishte edhe disa takime biznesi me kompanitë e vendit. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss