Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Dëmtohet Morata, sulmuesi rrezikon sfidën ndaj Interit

Situatë e keqe për Atleticon e Madridit të trajnerit Simeone përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit më 20 shkurt.

Gjatë ndeshjes së La Ligës kundër Sevillas, Alvaro Morata u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë pas një përplasjeje të ashpër kundër Soumaré.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Realit, rreziku numër një për ziklatërit duke pasur parasysh sezonin që ka zhvilluar deri më tani, u ul në stol pa i mbajtur dot lotët.

Gjendja e tij do të duhet të rivlerësohet qartë në orët e ardhshme, por shprehja e tij dhe shqetësimi në fytyrat e shokëve të skuadrës dhe anëtarëve të stafit mjekësor të “Colchoneros” sugjerojnë se mund të jetë diçka mjaft serioze.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss