Thursday, September 21, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Departamenti i shtetit: Gratë gazetare gjithnjë e më shumë në shënjestër të ngacmimeve dhe abuzimeve onlajn

Gazetarët janë themeli i një shtypi të pavarur, sigurojnë për opinionin fakte dhe i ftojnë qeveritë në përgjegjësi, shpesh përballë rrezikut dhe armiqësisë, për këtë arsye në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, SHBA-ja kanë bërë thirrje sërish për sigurimin e drejtësisë për gazetarët e guximshëm në mbarë botën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka treguar se një shtyp i pavarur promovon demokracinë dhe është një dritë udhëzuese për zhvillimin në mbarë botën, dhe se gazetaret gra janë në mënyrë disproporcionale (më shumë se burrat) objektiva të ngacmimit dhe abuzimit onlajn.

“Që nga viti 1992, më shumë se 1500 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë gjatë punës së tyre. Shumica e këtyre rasteve mbeten të pazgjidhura. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, që nga dhjetori 2021, 294 gazetarë janë në burg për kryerjen e detyrave të tyre, tha sot zëdhënësi Ned Prajs.

Ai vuri në dukje se gazetarët përballen me kërcënime dhe sulme onlajn ku autorët janë të vështirë për t’u identifikuar.

“Gratë gazetare janë në shënjestër në mënyrë disproporcionale për ngacmime dhe abuzime onlajn, gjë që është në përputhje me dhunën që ato përjetojnë oflajn. Sipas një sondazhi të UNESCO-s, 73 për qind e gazetareve femra ngacmohen onlajn për shkak të punës së tyre”, tha Prajs.

Qeveritë po kalojnë kufijtë duke abuzuar me transmetimin digjital, duke monitoruar komunikimet e gazetarëve dhe vendndodhjen e tyre.

“Vëzhgimi dhe kërcënimet digjitale onlajn nxisin kërcënimet dhe dhunën në realitet, me qëllimin përfundimtar për të heshtur gazetarët dhe për t’i penguar ata të raportojnë informacion të saktë.

Një nga mekanizmat për mbrojtjen e gazetarëve është Plani i Veprimit i OKB-së, bëri të ditur Departamenti i Shtetit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara ndaj një shtypi të hapur dhe të lirë në mbarë botën.

“U bëjmë thirrje qeverive që të bashkohen me ne për të dënuar krimet kundër gazetarëve dhe për të mbajtur përgjegjësi ata që sulmojnë lirinë e shtypit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss