Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Derisa po udhëtonte me aeroplan për në Indi, pasagjeri britanik habitet kur sheh krahët e fluturakes – kishin të vendosur shirit ngjitës

Rrëfimin e pasagjerit britanik që kishte udhëtuar me një Boeing 787 e kanë transmetuar shumë media.

Gjithçka ndodhi gjatë fluturimit për në Indi gjatë 5 shkurtit, kur David Parker, 62-vjeç, shikoi në dritare dhe mësoi së krahu ishte “arnuar” më shirit ngjitës me ngjyrë të hirtë.

“Kam fluturuar nëpër botë, por kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, ka thënë Parker që ishte i shoqëruar nga e fejuara.

Ai informoi partneren për atë se çfarë kishte parë, kur ajo menjëherë ia kishte kthyer duke i thënë: “se do të dëshiroja të mos më tregoje fare”.

Fotografitë u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, e imazhet janë vërtetë të quditshme.

E menjëherë janë deklaruar nga kompania Boeing e cila theksoi se bëhet fjalë për shiritin e ashtuquajtur “speed tape”, e cila është e sigurt për përdorim në aeroplanë.

“Është një material i miratuar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për riparime të përkohshme”, sqaruan ata.

Në këtë rast, shiriti ka shumë të ngjarë të përdoret për të zgjidhur problemet e bojës që mundonin modelet 787 më parë.

Shirit ngjitës përdoret për të parandaluar qërimin e bojës, jo për të mbajtur pjesë të lirshme. Është një zgjidhje e përkohshme, përpara se të vendoset një shtresë e re.

“Integriteti strukturor i aeroplanit është i paprekur dhe është konstatuar se nuk ka probleme me sigurinë e fluturimit”, tha përfaqësuesi i kompanisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss