Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dështon opozita!

Medai Shaholli

Dje mocioni i mosbesimit kundër qeverisë Zajko nga ana e opozitës së bashkuar ka dështuar, shkak i këtij dështimit të kësaj nisme të proklamuar me shumë zhurmë mediatike ëshë bërë ‘dezertimi’ i deputetit Kastriot Rexhepit nga radhët e rreshtimit të ri opozitar, disa orë para nisjes së seancës parlamentare ku do të votohej qeveria me mocion mosbesimi i nënshkruar 3 ditë më parë nga 61 deputetë nga radhët e opozitës shqiptare dhe asaj maqedone.

Deputeti i Besës Kastriot Rexhepi, nuk u paraqit në seancë por vetëm përmes fcb në mesditë ai lajmëroi se kishte reflektuar për të mirën e qytetarëve dhe të vendit për mos t’u bashkuar të votojë në parlament me ato forca antishqiptare dhe antiperëndimore por duke bojkotuar sesncën do t’i ndihmonte procesit të vazhdimit të rrugës euro-atlantike të vendit.
Ai më vonë u paraqit edhe përmes një video ku shpjegonte arsyen e mosardhjes në seancë për shkak të kërcnimeve dhe presionit që i është bërë mosardhja në këtë seancë ku duhej të votohej qeveria Zajko2.

Pas këtij dështimi opozitës nuk i mbetet tjetër veç llogaridhënies brenda grupimit që nuk arritën ta rrëzojnë qeverinë përmes mocionit të mosbesimit, i cili edhe pse u proklamua si i sigurtë me 61 nënshkrime të grupimit të ri të opozitës me Mickon, Selën, Gashin, Bilin dhe ‘strashillon e Levicës’, dështoi pas tërheqjes së deputetit besatar Kastriot Rexhepi nga votimi i ditës së djeshme.

Nga momenti i dështimit të kësaj përpjekje për ta rrëzuar qeverinë filluan të ndryshojnë edhe qëndrimet e një pjese të opozitës siç është AA, ku sipas prononcimeve të liderit alternant Gashi dhe orekseve të tyre të fshehta për pushtet, ai dha sinjale se mund t’i bashkohen qeverisë Zajko.
Në këtë rast pushoi së ekzistuari ‘lufta për ta rrëzuar qeverinë’ dhe fillon flirti për t’u bashkuar me këtë qeveri që deri dje ishte e keqja që duhej flakur tutje!
Çuditërisht, ata të cilët deri mbrëmë ishin gati ta rrëzojnë këtë qeveri por kur panë që dështoi plani janë gati të bëhen pjesë e kësaj qeverie që deri dje për ta ishte e papërgjegjëshme dhe se duhej të rrëzohej përmes mocionit të ngritur me aq bujë.

Opozitarë të vendosur të ‘severnës’ sonë në rrugëtimin e tyre të gjatë politik tani e tutje do të mbeten komitët e Mickos, ASH e Selës, besëprerët e Bilit dhe Levica e Apasievit, të cilët që nga sot nuk do rreshtin së kërkuari zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.