Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga përmbytjet në Kinë

Përmbytjet në Kinën jugperëndimore dhe veriperëndimore deri më tani kanë mbytur dhjetëra njerëz dhe mijëra të tjerë janë në rrezik, njoftuan sot mediat lokale.

Në provincën jugperëndimore  Seçuan, të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë zhdukur pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe detyruan rreth 1300 njerëz të evakuohen.

Ndërkohë, në qytetin Longnan në provincën veriperëndimore Gansu, u raportuan gjashtë vdekje të tjera dhe 3000 njerëz u evakuuan.

Për dy ditë, në zonat më të prekura ranë 98.9 milimetra shi, gati dyfishi i mesatares së korrikut.

Shirat vijnë mes një valë të nxehti në disa pjesë të vendit, duke përfshirë provincën lindore të Zhexhiang dhe qytetin e Shangait, me temperatura që arritën në 42 gradë Celsius javën e kaluar.

Ekspertët thonë se ngjarje të tilla ekstreme të motit po bëhen më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi, duke çuar në më shumë reshje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.