Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dimër i vështirë për administratorët, 85% e tyre marrin pagë nën mesataren

Shkup, 10 Korrik – Dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë për punonjësit, që kanë pagë nën mesataren. Me këto çmime të ushqimit dhe rrymës, më shumë se 80 për qind e të punësuarve në administratë mezi do t’ia dalin mbanë, thotë kryetari i Sindikatës së Administratës Shtetërore dhe Drejtësisë, Tërpe Deanoski.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Deanoski thotë se Qeveria nuk kujdeset për punëtorët, që janë nën ombrellën shtetërore. Dy paga minimale prej 18 mijë denarëve nuk do të mund t’i mbulojnë shpenzimet mujore, të cilat sipas shportës sindikale arritën në gati 40 mijë denarë.

“Çmimet e vendosura në shportën minimale, janë çmimet më të ulëta të produkteve bazë që mund të gjenden në Maqedoni, jo nëpër dyqane, por në tregje. Pra, shihen çmimet më të ulëta për higjienën, ushqimin, transportin, për jetën kulturore dhe argëtuese, të cilat, më besoni, me këtë rrogë – askush nuk i ka. Kur merren parasysh të gjitha këto çmime më të ulëta, shporta aktuale e sindikatës nuk mund të mbulohet me dy paga minimale. Në sektorin publik, të paktën 85 për qind e të punësuarve, janë nën këtë pagë mesatare. Kush mund t’iu qëndrojë ballë këtyre çmimeve të energjisë elektrike, me këto çmime që ende na presin deri në fund të këtij viti?”, tha Tërpe Deanoski- Kryetar i SPOGJ.

Deanoski thotë se kërkesa për rritje lineare të pagave në administratë për 2800 denarë, nga ana e pushtetit nuk është përmbushur edhe përkundër afateve të dhëna.

Sindikata ka përgatitur tashmë një padi kundër shtetit. Sindikatat në fillim të këtij viti kërkuan rritje të pagave për çdo të punësuar për 2800 denarë, sipas rritjes së çmimeve dhe rritjes së pagës minimale.

Qeveria u premtoi atyre një rritje që do të përfshihej në rishikimin e buxhetit, por kjo nuk ndodhi, duke arsyetuar se fillimisht duhet të miratohet një metodologji për rritjen e pagave dhe të matet produktiviteti i punëtorëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.