Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dimitrievski i dërgon letër të hapur Kovaçevskit për propozimin francez

Kumanovë, 21 Qershor – Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Kovaçevski për propozimin francez si zgjidhje e mundshme për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Dimitrievski shkruan se është e papranueshme që Maqedonia ende nuk është njohur me propozimin francez që duhet të zgjidhë këtë mosmarrëveshje.

Është e papranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase, e cila më së shumti prek Maqedoninë për shkak të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, të mos informohen deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kur ka një deklaratë të përbashkët për vijat e kuqe të Maqedonisë. Është e papranueshme që qytetarët të dëgjojnë çdo ditë të pavërteta dhe ofendime nga përfaqësuesit bullgarë, dhe Maqedonia, më saktësisht anëtarët e Qeverisë dhe institucionet kompetente, të heshtin ndaj këtij propozimi, ashtu siç heshtën për rastin e fundit me hapja e Shoqatës së qytetarëve në Manastir.emrin Vanço Mihajlov, i cili ishte bashkëpunëtor i konfirmuar i fashistëve dhe tërë jetën punoi kundër shtetësisë maqedonase. Qytetarët duhet të informohen për të gjitha bisedat për këtë mosmarrëveshje, për gjithçka që po ndodh! Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të këtij shteti, keni obligim t’u sqaroni qytetarëve se çfarë do të thotë, por edhe çfarë parasheh ky dokument për Maqedoninë“- shkruan Dimitrievski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.