Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dimitrov: Incidenti me klubin bullgar në Ohër nuk ndikon në punën e komisionit

Shkup, 24 nëntor – Incidentet si ky i fundit me thyerjen e xhamit të klubit kulturor bullgar “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale, por jo edhe në punën e Komisionit historik, sepse ne kemi qasjen tonë shkencore për zgjidhje të problemeve, deklaroi sot në Shkup bashkëkyesuesi i ekipit të historianëve, Angel Dimitrov para fillimit të takimit të ri të Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Ai është një akt brutal i urrejtjes”, shtoi Dimitrov, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar incidentin e mbrëmshëm në Ohër.

Lidhur me temat e takimit, që sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, ai theksoi se janë të njejtat të cilat i bisedojnë me kolegët maqedonas në disa takimet e fundit.

“Kjo do të thotë se nuk ka përparim, ndërkaq nëse do të ketë, do të shohim sot. Jam optimist dhe çdoherë pres diçka mirë”, tha Dimitrov.

Pritet në takimin në Shkup historianët të debatojnë për librat shkollorë të historisë për klasën e 7-të dhe për Goce Dellçevin.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike më 15 gusht miratoi dhe publikoi rekomandime të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e librave shkollorë të historisë për klasën e 6-të në Maqedoni të Veriut dhe për klasën e 5-të në Bullgari, si dhe rekomandime për pjesëmarrje të përbashkët në nderimin e personaliteteve nga mesjeta – Shën Cirili e Metodi, Shën Klimenti, Shën Naumi dhe Mbreti Samoil.

Ato rekomandime janë miratuar nga ana e Komisionit të përbashkët ndërqeveritar, i formuar në pajtim me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.