Friday, March 29, 2024
spot_img

Latest Posts

Dinamizimi i bashkëpunimit dhe mbajtja sa më shpejtë e seancës së radhës të Dialogut Strategjik

Shkup, 7 shkurt – Qeveria në seancën e sotme përcaktoi Planin për aktivitete në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me periudhë të zbatimit 2023-2033, të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Pas zhvillimit të suksesshëm të Dialogut Strategjik me SHBA-në (2 qershor 2022), Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet  tjera përkatëse, filloi përgatitjen e dokumenteve, që përmbajnë projekte të propozuara për bashkëpunim me SHBA-në (të realizueshme në një kohë të shkurtër dhe të gjatë), dhe bazuar në diskutimet dhe mbështetjen e marrë në kuadër të Dialogut Strategjik”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë.

 Përcaktimi i projekteve konkrete për bashkëpunim në bazë të bisedave në kuadër të Dialogut Strategjik – i përkthyer në Plan Veprimi, siç thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, theksohet në kumtesë, do të mundësojë dinamizmin e bashkëpunimit dhe mbajtjen e seancës së radhës të Dialogu Strategjik sa më shpejt të jetë e mundur.

 Ministria e Punëve të Jashtme është e obliguar të monitorojë zbatimin e projekteve të listuara në Plan dhe çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport në Qeveri. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss