Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Disa lagje të Shkupit sot pa energji elektrike

Shkup, 14 nëntor – Pa energji elektrike sot nga ora 08:30 deri në ora 14:00 do të jenë disa nga shfrytëzuesit në rrugën “Aco Karamanov” (fillimi ku përfundon rruga “Vodnjanska”), pjesë e rrugës “Vodnjanska” përballë Mjekësisë ligjore “Ljubo Zdravkovski Orlov” në komunën Qendër.

Në periudhën prej orës 08:30 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të jenë disa nga shfrytëzuesit e rrugëve “Zeniçka”, “Dushan Tashkoviq” dhe “Koce Metalec” në komunën e Gazi Babës.

Pa energji elektrike prej orës 9:00 deri në ora 14:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Gjorçe Petrov” objekti nr.33 dhe 35, një pjesë e rrugëve “Smoljane”, “Josif Kovaçev”, “Sagudati”, “Armata e kuqe”, klinika “Diamed”, Kinemaja e vjetër, kioska në një pjesë të rrugës “Gjorçe Petrov”, kompania “Trikotazha”, të gjitha në komunën e Gjorçe Petrovit.

Nga ora 11:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten disa nga banorët e komunës së Shuto Orizarit, që ndodhet në rrugën “Indira Gandi”, rreth tregut.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga Bulevardi “Aradhat partizane”, objekti nr.64b, hyrja 1 dhe 2 (B4) në komunën e Karposhit.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizave e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.