Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Disa pjesë të Sarajit dhe Gazi Babës pa ujë

Shkup, 7 shkurt – Për shkak të fillimit të rikonstruimit të SP Saraj, faza e parë, sot prej orës 9:30 deri në orën 18 ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë banorët e vendbanimeve Saraj, Gllumovë, Matkë e Poshtme, Matkë e Epërme, Lubin dhe Arnaqi. 

Siç bëri të ditur QRMK – Shkup, në fazën e parë të rikonstruimit do të bëhet zëvendësim i mbyllësve dhe komplet elektromotorët në fushën 3 dhe fushën numër 4 në komunën Saraj.

Për shkak të zëvendësimit të mbyllësit F-100 milimetra në rrugën “Dushan Taskoviq” 45 në lagjen Hekuranë, prej orës 8 pa ujë do të jenë një pjesë e banorëve të komunës Gazi Babë. 

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në sanimin e defekteve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss