Wednesday, December 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dita botërore e turizmit: Vendi ynë këtë vit do t’i arrijë rezultatet e pritura

Shkup, 27 shtator – Sipas të gjithë treguesve sivjet do të arrihen rezultatet e pritura në turizëm”, vlerësuan sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APMT), Lupço Janevski.

Në konferencën për shtyp me rastin e 27 Shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit, Bekteshi dhe Janevski thekuan se sektori i turizmi është përballur me shumë sfida vitet e fundit, veçanërisht në krizën ekonomike dhe energjetike, por në kohë ndërmerren masa adekuate për tejkalimin e tyre.

“Në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 53,3 për qind, ose për 13,7 për qind te turistët vendas dhe me 109,9 për qind te turistët e huaj. Edhe pse këto shifra janë të mirëseardhura, jemi të vetëdijshëm se kriza aktuale e energjisë elektrike po krijon një problem të madh në industrinë e turizmit dhe hotelerisë. Në fokusin tonë është edhe kriza e personelit. Ne po punojmë për gjetjen e zgjidhjeve. Turizmi është dhe do të jetë prioritet i Qeverisë. Por ne nuk mund t’i gjejmë zgjidhjet vetëm, pa pjesën tjetër të sektorit. Pres propozime konkrete nga odat dhe biznesi, ndërsa nga shkenca për t’i tejkaluar sfidat para nesh”, theksoi Bekteshi.

Ai përkujtoi se megjithatë rezultatet janë të mira dhe Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit nga korriku i këtij viti tregon se vendi është në vendin e 5-të për destinacionin turistik më tërheqës të afirmuar nga turistët e huaj.

“Mund të mburremi se në vitin 2022 do të arrijmë rezultatet: 2.6 milionë bujtje dhe pak më shumë se 400 milionë dollarë hyrje devizore. Pres që në gusht të kalojmë shifrën prej dy milionë bujtjesh. Nëse krahasojmë të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit për vitin 2019 me të njëjtën periudhë të këtij viti, do të shohim se jemi mbi 20 për qind në plus. Kjo tregon se ne i kemi përveshur mëngët dhe se kemi planifikuar mirë dhe përmes Trupit Koordinues kemi bërë të mundur që të flasim për rezultate pozitive”, theksoi Janevski.

Sipas tij, në vitin 2023, vendi mund të tejkalojë shifrat në turizëm nga viti 2019.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.