Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dita e fundit e debatit rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2023

Shkup, 23 dhjetor – Kuvendi sot pritet ta sjellë Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023, i cili është në rend dite të mbledhjes së 97-tël plenare. Sot është dita e pestë, e fundit për debat për Buxhetin për vitin e ardhshëm.

Deputetët debatojnë rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2023 në të cilin janë sendërtuar amandamentet e pranuara në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

Deputetët nga opozita edhe gjatë debatit të brendshëm theksuan se buxheti është tejet voluminoz dhe inflator dhe me të plotësisht do të rritet deficiti dhe borxhi publik. Për pushtetin, buxheti është zhvillimor, i kahëzuar drejt rikuperimit makroekonomik dhe është përgjigje ndaj krizës energjetike, me mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë.

Rritja në Propozim-buxhetin për vitin 2023 është projektuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni në 7,1 për qind. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në raport me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivel prej 324,8 miliardë denarë apo janë për 12,6 për qind më të larta në raport me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel prej 4,6 për qind nga BPV-ja e planifikuar. Për shpenzime kapitale janë planifikuar 48,9 miliardë denarë apo për rreth 52,3 për qind më shumë në raport me planin për vitin 2022.

Në rend dite të mbledhjes së 97-të janë edhe Propozim ligji për kooperativat dhe Propozim vendimi për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e RMV-së dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigracioni ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga OBSH-ja për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimit të përhapjes së tij, me çka rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullatës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss