Thursday, March 28, 2024
spot_img

Latest Posts

Dita e tretë e rishikimit të buxhetit, opozita me vërejtje, LSDM e arsyeton

Shkup, 13 korrik – Për të tretën ditë në Kuvend po debatohet për Propozimin e Ndryshuar për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2022, në të cilin deputetët e shumicës qeveritare dhe opozitës përsëritën qëndrimet e tyre – mbështetje dhe kritika për rishikimin.

Deputetët e pushtetit besojnë se rishikimi duhet të mbështetet maksimalisht sepse e vazhdon trendin e mbështetjes të standardit të qytetarëve në kushte në krizës ekonomike, energjetike dhe shëndetësore.

Sipas deputetëve të opozitës, rishikimi është joreal dhe me këto projeksione buxheti nuk do të “qëndrojë” deri në fund të vitit. Faji, sipas tyre, nuk është vetëm i importuar, siç pretendon qeveria, por edhe për mungesën e politikave të parashikueshmërisë.

Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE tha se rishikimi “nuk është bërë sipas masës popullore”, por sipas masës së koalicionit qeveritar sepse nuk duhet asgjë për të parandaluar goditjen e çmimeve dhe zbutjen e varfërisë në kushtet e, siç tha ai inflacioni më i lartë historikisht, borxhi publik më i lartë dhe rritja më e ulët ekonomike në rajon.

Bashkëpartiaku i tij, Bojan Stojanovski, i ka bërë thirrje të gjithë ekipit ekonomik në Qeveri që të japë dorëheqje sepse, tha ai, jemi më të dobëtit në të gjitha parametrat ekonomikë. Ai theksoi se me rishikimin shkurtohen fondet për të mbështetur investimet e huaja që do të hapin vende të reja pune, e as ekonomia vendase, as ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk marrin mbështetje. Ai ka reaguar edhe për uljen e investimeve kapitale për njëqind milionë euro.

Sipas Halil Snopçes, nga Aleanca për Shqiptarët, rishikimi nuk do të jetë efektiv dhe mendon se Qeveria duhet të shqetësohet për parametrat negativ që rëndojnë standardin e qytetarëve dhe të interesohet më shumë se si do të shpenzohen paratë e tyre.

“Nuk kemi pasur kurrë çmime kaq të larta – për naftë, energji elektrike dhe ushqime. Deficiti buxhetor është në nivelin më të lartë, borxhi publik po rritet me shpejtësi dhe investimet e huaja janë në nivelin më të ulët për kokë banori krahasuar me vendet fqinje. Investitorët nuk kanë besim, “Doing Biznis” thotë se kjo është për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit”…, tha Snopçe.

Zhaklina Llazarevska nga LSDM beson se shkojnë në drejtimin e vërtetë, ndërsa tregues për këtë, tha ajo, është rritja e pagës minimale në 18.000 denarë si një nga masat antikrizë.

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski, akuzave të opozitës për huamarrjen, iu referua krizave të tri viteve të fundit dhe disa pakove të mbështetjes dhe subvencioneve për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, si dhe rimbursimin e TVSH-së për llogaritë e qytetarëve përmes aplikacionit TVSH-ja Ime – 70 milionë euro për tre vjet.

Debati për rishikimin e ditës së tretë të seancës kuvendore do të vazhdojë në orën 15.30, pas pushimit të rregullt.

Me rishikimin e Buxhetit për vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me parashikimet fillestare të Buxhetit, ndërsa shpenzimet totale janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë, që është rreth 16 miliardë denarë më shumë se parashikimet fillestare me planin 2022. Deficiti është planifikuar në nivelin prej 42,7 miliardë denarë, përkatësisht 5,3 për qind nga BPV.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,1 miliardë denarë, ndërsa rritja ekonomike është projektuar në 3,2 për qind. Bruto-investimet pritet të kenë rritje prej 5 për qind, me ç’rast përveç shpenzimeve buxhetore kapitale, kontribut adekuat pritet edhe nga investimet private.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss