Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dita ndërkombëtare e personave me fibrozë cistike

Shkup, 21 nëntor – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me fibrozë cistike, NLB Banka – Shkup sot do të prezantohet si “patron i pacientëve me fibrozë cistike” dhe, së bashku me Asociacionin për fibrozë cistike do të informojë për aktivitetet me të cilat do të mbështeten personat me këtë sëmundje të trashëguar kronike.

Në ngjarje do të flasin Branko Greganoviq – kryetar i Këshillit drejtues të NLB Bankës Shkup, Ivana Atanasovska – kryetare e ACF dhe prof.dr. Stojka Naceva-Fushtiq – drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Fibroza cistike (FC) është sëmundje gjenetike nga e cila në Evropë janë të afektuar rreth 2500 fëmijë të sapolindur në vit. Karakteristikë më e shpeshtë e FC-së është dëmtimi progresiv i sistemit respirator. Këlbazi i dendur i mbyllë rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar vështirësi gjatë frymëmarrjes dhe e rritë mundësinë për paraqitje të infeksioneve bakteriale në mushkëritë e bardha.

Me kalimin e kohës mund të shkaktojë kollitje kronike, frymëmarrje të vështirësuar dhe ndezje dhe të zhvillohet në dëmtim të përhershëm të mushkërive.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.