Shkup, 19 shtator – Në Galerinë “KO-RA” në Shtëpinë e kulturës “Koço Racin” në Shkup sonte në ora 20 do të hapet ekspozita e pavarur e Shqipe Mehmetit, e titulluar “Dita pas”. Ekspozita do të prezantojë tridhjetë forografi, grafika dhe vizatime në teknikën e akrilikut në pëlhurë, monotip, kolografi të realizuara në vitet 2020-2023 dhe secila prej tyre dëshmon për takimet intime të artistit me ndikimin e pandemisë.
“Këto vepra artistike e mishërojnë thellësinë dhe kompleksitetin e emocioneve të njeriut, të cilat lëvizin nga frika dhe izolimi deri në rezistencë dhe ndërlidhje. Monotipia si medium, me paparashikueshmërinë e saj, bëhet mjet ekspresiv për kapjen e kalueshmërisë së jetesës dhe pasiguritë që përjetohen gjatë pandemisë. Përmes ngjyrave, hapave të guximshëlm dhe detajet e ndërlikuara, artistiti e xhvesh shpirtin e tij, duke u ofruar shikuesve vështrik intim të mendimeve të saj dhe ndjesi në këtë periudhë të stuhishme”, thekson organizatori i ekspozitës.

“Dita pas”, theksohet në paralajmërim, qëndron si dëshmi e fuqishme për qëndrueshmërinë e shpirtit të njeriut dhe fuqinë transformuese të artit. Tekstet e përzgjedhura, të mbledhura nga burime dhe momente të ndryshme në kohën, e pasqyrojnë diversitetin e përvojave dhe perspektivave që janë paraqitur gjatë pandemisë. Ata zbulojnë momente të njeshmërisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës, duke ofruar prapavijë të pasur kontekstuale që e ngrit artin në nivel më të thellë.
Shqipe Mehmeti është diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, ku edhe ka kryer studimet pas universitare për grafikë. Ajo ka realizuar mbi 30 ekspozita të pavarura në rajon dhe më gjerë, Berlin, Paris, Nuremberg, Njujork, Stamboll, Bursë, Visby, Prishtinë, Novi Sad, Rjekë,Shkodër. Ajo është fituese e çmimeve në fushën e pikturës dhe grafikës, duke përfshirë edhe çmimin “Grand – Prix” në Sallonin e 17-të dimrit organizuar nga Shoqata e artistëve të Maqedonisë së Veriut në vitin 2018.
Ekspozita “Dita pas” është e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe është organizuar në kuafër të kandidaturës së Shkupit për titullin Kryeqendra evropiane e kulturës në vitin 2028.