Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ditë e hapur për ekspozimin e avionëve në aeroportin sportiv “Stenkovec”

Shkup, 8 maj – Në aeroportin sportiv “Stenkovec” në Shkup sot do të mbahet  Ditë e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Respose 22” e cila për momentin është në vijim  në poligonin e armatës “Krivollak”.

Në Ditën e hapur do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Vasko Gjurçinovski, ambasadorja e SHBA-së Kejt Bërns dhe  ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Glovej.

Gjatë ditës së hapur në periudhën nga ora 10 deri në 16, qytetarët do të munden nga afër të shikojnë një pjesë të avionëve të cilët janë aktivë gjatë stërvitjes, ndërsa fluturim do të kryejnë edhe avionët e ekipit A-10  Thunderbolt II dhe  F-16.

Plotësisht, në ditën e hapur qytetarët e pranishëm do të mund të njoftohen me profesionin ushtarak, mënyrat për punësim në Armatë, do të mund të fotografohen me ushtarët e Armatës, si dhe të njoftohen me përmbajtjet e depos së Ministrisë “Mburoja”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.